Përleshje në veri në Mitrovicës, arrestohet një serb
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë pas mesnate një person në Mitrovicën e veriut, pas një shkëmbim zjarri që kishte në atë pjesë.

Lajme
Shefi regjional i Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq ka thënë për mediat serbe se, deri te të shtënat me armë ka ardhur pak minuta pas mesnatës. Ndërsa të dyshuarit të arrestuar i është gjetur një armë të cilët e kishte përdorur, transmeton lajmi.net.
Bojiq ka sqaruar se i dyshuari, ishte përfshirë në një përleshje dhe, pak më vonë, kishte nxjerr revolen dhe kishte shtënë.
Për shkak të lëndimeve që i ishin shkaktuar gjatë rrahjes, i dyshuari është dërguar në spital, ndërsa po ruhet nga pjesëtarë të policisë./lajmi.net