Përleshje në mes të lojtarëve të Man Utd në stërvitje

Sport

14/05/2022 14:16

Një përleshje raportohet se ka ndodhur sot në mes të dy lojtarëve të Manchester United teksa po stërvitnin në ndeshjen e radhës.

Siç raportojnë mediet angleze, incidenti ka ndodhur në qendrën stërvitore “Carrington”, transmeton lajmi.net.

Sipas tyre, përleshja shkoi deri aty sa u detyruan lojtarët e tjerë për ta zbutur konfliktin.

Ende nuk dihet se cilët lojtarë kanë qenë të përfshirë në konflikt, por thuhet se e gjitha kjo i ka lënë të shtangur të gjithë lojtarët. /Lajmi.net/