Përleshje në kufirin greko-maqedonas, furgoni i policisë përplas një refugjat

Emigrantët e bllokuar në kufirin greko-maqedonas janë përplasur sërish me forcat policore, pasi një furgon policie përplasi një refugjat. Ata kanë nisur të hedhin gurë dhe sende të forta në drejtim të autortieteve, ndërkohë që këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

Lajme

21/04/2016 19:06

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, situata nuk u përshkallëzua, por personi që u përplas nga furgoni u dërgua menjëherë pranë mjekëvë të kampit. Më herët, policia greke u përpoq të bindë sot emigrantët që të mos bllokojnë shinat e trenit.

Megjithatë, negociatat nuk patën sukses. Emigrantët shprehen se nuk kanë ndërmend që të largohen nga kufiri greko-maqedonas, pasi kanë sakfrikuar cdo gjë për të mbërritur në Europën Perëndimore. Situata në kampin e Idomenit vijon të mbetet e rënduar në kushtet kur rreth 12.000 emigrantë prej javësh kanë qëndruar në rrethana mjaft të vështira.

Qeveria greke ka ngritur qëndra të posacme strehimi për azil-kërkuesit duke vendosur edhe në dispozicion autobusë për transportin e tyre. Por pavarëisht kësaj, refugjatët refuzojnë të transferohen. Ata thonë se bllokimi i hekurudhës është shpresa e tyre e fundit. Azil-kërkuesit shprehen se në rast se do të largohen nga hekurudha askush nuk do të kujtohet më për ta.