Përleshje në Gërmi, një i plagosur

Sot në Parkun Germia në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike me ç’rast ka rezultuar me një të plagosur. Bëhet e ditur se gjatë incidentit janë dëgjuar edhe të shtëna.

Lajme

22/03/2014 16:54

Incidentin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila thotë se sot rreth orës 13:30 Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një incident në Gërmi.

“Bëhet fjalë për lokacionin e quajtur ‘te koshat’ në Gërmi, në fushën e basketit. Njësitet policore menjëherë kanë dalur ne vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin dhe aty kanë gjetur një mjet (thikë) dhe asgjë tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë .

“Si pasojë e këtij incidenti, një person dyshohet se ka pësuar lëndime, të cilat pritet të konstatohen nga mjekët kompetentë. Policia e Kosovës është në kërkim të personit të dyshuar, i cili është i njohur për policinë”, thuhet në njoftim.