Përleshje me mjete të forta, një i vdekur në Kavajë
Një person ka humbur jetën pas një konflikti të ndodhur mëngjes në fshatin Cikallesh të Kavajës. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ka mbetur i vdekur F. Çelhaka.

Lajme
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.40 ku viktima është përleshur me mjete të forta me Q. Çelhaka, me të cilin ka lidhje gjaku.
Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur dhe një tjetër person i paidentifikuar, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të sqaruar rrethanat ka transmetuar “Top Channel”.