Përleshje mes tifozëve të Kosovës dhe atyre të Malit të Zi në ‘Fadil Vokrri’

Nuk ka kaluar pa incidente në tribuna fillimi i ndeshjes Kosovë – Mali i Zi.

Lajme

14/10/2019 21:13

Tifozët e të dy kombëtareve, në tribunën e jugut kanë hedhur gjësende në drejtim të njëra tjetrës, për të provuar edhe të përleshen.

Edhe pse një numër i madh pjesëtarësh të ekipit të sigurimit janë vendosur në atë pjesë të stadiumit, ata nuk kanë arritur të ndalin këtë incident, që zgjati për një kohë të shkurtër.

Kujtojmë se në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndodhen rreth 300 tifozë të Kombëtares së Malit të Zi./Lajmi.net/