Përleshje mes motrave, Kim Kardashian godet Kourtneyn në fytyrë

Kamerat e KUWTK kanë kapur momentin kur Kim Kardashian godet në fytyrë motrën Kourtney.

ShowBiz

26/02/2020 15:04

Kim Kardashian duket se e ka vërtetuar se ende ka probleme me motrën e madhe, Kourtney, në trajlerin dramatik për sezonin e 18-të të KUWTK, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Tensionet mes motrave duket se u përshkallëzuan, pasi Kim u kthye ashpër kundër Kourtneyt në videon paralajmëruese të sapopublikuar.

Khloe po debatonte ashpër me Kourtneyn në kuzhinë, duke iu drejtuar Kourtneyt me “Pse duhet të kesh një qëndrim?”.

Kourtney përgjigjet: “Vetëm mos përfshini veten në biznes që nuk është i juaji.”

Kurse, në videon tjetër, drama mes motrave arriti deri në pikën kur Kim godet Kourtneyn teksa po debatonin.

Kim dëgjohet duke thënë “Ti nuk ke çfarë të thuash”.

Mosmarrëveshja e vazhdueshme e familjes së famshme është dokumentuar shumë në reality-shoun. /Lajmi.net/