Përleshje me thika në Pejë, plagosen dy persona

Dy persona janë plagosur me thika në Pejë.

Lajme

20/01/2022 16:00

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës, shkruan lajmi.net.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 14:45 pas një përleshje mes dy personave.

“Rreth orës 14:45 policia ka pranuar informatën për një përleshje në mes të dy personave. Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjetet të mprehta dyshohet që thikë. Si pasojë dy personat e përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në spital, dhe njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /Lajmi.net/