Përleshje me armë mes shqiptarëve në Itali

Në Itali janë arrestuar dy shqiptarë, pasi që besohet se ata janë protagonistët e të shtënave me armë zjarri që ndodhën natën e kaluar përballë lokalit ‘Evelin’ në San Salvo.

Lajme

15/04/2015 23:50

Fasli Faslia 32 vjeç ishte duke hyrë në lokal kur u qëllua me armë zjarri nga Çlirim Tafili 46 vjeç. Ai u plagos në këmbën dhe ra përtokë. Më pas nxori armën për të goditur 46-vjeçarin, dhe gjuajtjet me armë mes dy shqiptarëve u kthyen në një luftë të vërtetë.

Policia italia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes. I plagosuri u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa Tafilli në burg.

Të dy shqiptarët do të përballen me akuzat e tentativës për vrasje dhe armëmbajtjes së jashtëligjshme të armëve të zjarrit.

Ndërkohë hetimet e policisë vijojnë, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Dyshohet se një tjetër shqiptar është i përfshirë në këtë ngjarje, raportojnë mediat në Shqipëri.