Përleshje masive mes tifozëve malazezë dhe atyre serbë në Podgoricë

9:55 | 12 Tetor 2018

Tifozët malazezë dhe ata serbë janë përleshur mesvete në ndeshjen që Serbia e fitoi ndaj Malit të Zi në Ligën së Kombeve në Podgoricë.

Serbia ka shënuar fitore 0-2 në Podgoricë ndaj Malit të Zi në Ligën e Kombeve në Ligën C, në një ndeshje ku tifozët e dy ekipeve qeruan hesape mesvete.

Serbë dhe malazezë u rrahën masivisht, ndërsa edhe përkundër përpjekjeve të mëdha të organeve të rendit nuk u arrit të evidentohej incidenti.

Eskalimi i situatës në tribuna pritet t’u kushtojë rëndë të dy federatave.

Vlen të ceket se për Malin e Zi për 80 minuta në fushë u paraqit edhe sulmuesi nga Kosova, Fatos Beqiraj./Lajmi.net/