Përleshje fizike në Parlamentin e Ukrainës

Pas takimit të Komisionit të Bujqësisë në Parlamentin e Ukrainës ku u diskutua projektligji lidhur me shitjen e tokave bujqësore ka ardhur deri tek përleshja fizike mes deputetëve dhe aktivistëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajme

11/12/2019 23:59

Në takimin e Komisionit të Bujqësisë në Parlamentin ukrainas është diskutuar mbi projektligjin i cili parashikon kryerjen e ndryshimeve për shitjen e tokave bujqësore në Ukrainë.

Deputetët e partisë në pushtet të presidentit, Volodymyr Zelensky, “Shërbyesit e Popullit” dhe një grup aktivistësh janë përleshur fizikisht me njëri tjetrin në ndërtesën e Parlamentit pas takimit të komisionit.

Deputetja e partisë “Shërbyesit e Popullit”, Iryna Vereshchuk, në deklaratën në një program televiziv lidhur me çështjen tha se aktivistët kanë kërkuar tërheqjen e projektligjit.

“Në lidhje me kryerjen e ndryshimeve në projektligj ka 4.300 propozime. Nëse fillojmë të kemi parasysh këto, miratimi i projektligjit do të vazhdojë për muaj të tërë”, tha Vereshchuk.