Përleshje fizike në mes disa personave në Pejë, lëndohen tre prej tyre arrestohen tre të tjerë

Një përleshje fizike në mes disa personave raportohet të ketë ndodhur sot në një lokal që gjendet në fshatin Nabërgjan të Pejës. Si pasojë e kësaj përleshje, tre persona kanë pësuar lëndime trupore ndërsa tre persona të tjerë janë arrestuar. Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil…

Lajme

26/03/2023 22:18

Një përleshje fizike në mes disa personave raportohet të ketë ndodhur sot në një lokal që gjendet në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Si pasojë e kësaj përleshje, tre persona kanë pësuar lëndime trupore ndërsa tre persona të tjerë janë arrestuar.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 18:35 Policia është njoftuar për rrahje në një lokal në fshatin Nabergjan të Pejës. Gjatë përleshjes tre persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Emergjencën e Pejës ndërsa tre të tjerë janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor në Pejë”,tha ai./Lajmi.net/