Përleshja City – Chelsea, shikojeni çfarë ka bërë Diego Costa (VIDEO)
Chelsea ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, këtë herë duke fituar me rezultat 1-3 ndaj Manchester Cityt.

Sport
Ishte një ndeshje e mirë deri në minutat e fundit të ndeshjes, ku pas një ndërhyrje të Sergio Agueros në David Luiz gjërat dolën nga kontrolli.
Lojtarët nga të dy skuadrat filluan të kacafyten, por fatmirësisht gjakrat u qetësuan pas disa minutash dhe e gjitha kjo kaloi pa ndonjë incident të madh.
Syri i kamerës së medieve angleze ka kapur edhe një gjë interesante. Sulmuesi spanjoll Diego Costa në momentin që filloi përleshja ishte në bankën rezervë, por ai nuk mundi të qëndrojë i qetë dhe kështu vrapoi për t’iu bashkuar përleshjes dhe kështu t’i ndihmonte bashkëlojtarëve të tij.
Diego Costa: “Did someone say there’s a fight?” pic.twitter.com/mPR0vC8gof
— Footy Jokes (@Footy_Jokes) December 4, 2016