Përleshen migrantët dhe policia në kufirin e Maqedonisë

Dhjetëra migrantë në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë, janë përleshur me policinë maqedonase në përpjekje për të hyrë në vend.

Lajme

26/11/2015 16:49

Migrantët nga Irani, Maroku, Pakistani dhe disa vende tjera, janë përleshur me policinë të cilët kanë përdorur shkopinj gome për të shpërndarë turmën, transmeton lajmi.net.

Në fillim të këtij muaji, Maqedona ka ashpërsuar kriteret për hyrjen e migrantëve, duke ua lejuar hyrjen e atyre personave që vijnë nga vendet siç janë Siria, Iraku dhe Afganistani, për të cilat shtetet anëtare të BE-së janë zotuar se do ti pranojnë.

Të paktën 10 migrantë janë ndaluar në vijën kufitare midis Maqedonisë dhe Greqisë, të cilët tash e disa ditë janë futur në grevë urie.