Përlahen Arbeloa dhe Alonso

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso u përplas me bashkëlojtarin e tij, mbrojtësin Alvaro Arbeloa në ndeshjen e mbrëmshme kundër Espanyolit në Santiago Bernabeu në kuadër të çerekfinales në Copa del Rey. Një nismë e Arbeloas i mundësoi Sergio Garcias të niset në sulm dhe detyroi Nacho Monrealin të ndërhyjë duke u ndëshkuar me karton…

Sport

29/01/2014 09:41

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso u përplas me bashkëlojtarin e tij, mbrojtësin Alvaro Arbeloa në ndeshjen e mbrëmshme kundër Espanyolit në Santiago Bernabeu në kuadër të çerekfinales në Copa del Rey.

Një nismë e Arbeloas i mundësoi Sergio Garcias të niset në sulm dhe detyroi Nacho Monrealin të ndërhyjë duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

Alonso duket se qortoi Arbeloan duke e akuzuar për largim nga pozita e tij kurse ky i fundit raportohet se i tha mesfushorit se arsyeja pse ai nisej përpara ishte se ai humbiste topa vazhdimisht.

Pas takimit, Arbeloa dhe Alonso minimizuan incidentin duke e përshkruar si gjëra që ndodhin në fushën e futbollit, që janë parë edhe tek yjet e Barcelonës, Victor Valdes dhe Xavi Hernandez këtë sezon.