Përkundër kërcënimeve të Erdoganit, Qeveria thotë se Turqia është shtet mik i Kosovës

Pavarësisht se përplasjet mes presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, po vazhdojnë, Qeveria e Kosovës vazhdon që Turqinë ta konsiderojë një shtet mik.

Lajme

03/04/2018 17:56

Tensionet mes Turqisë dhe Kosovës, sidomos mes presidentit turk dhe kryeministrit të Kosovës janë shtuar pas ngjarjeve të arrestimit dhe depërtimit  të gjashtë qytetarëve turq.

Vendimi i kryeministrit Haradinaj, për shkarkimin e drejtorit të AKI-së dhe ministrit të Brendshëm, për mos informim lidhur më këtë aksion, ka irrituar presidentit turk.

Ai kishte thënë se Haradinaj do ta paguajë këtë vendim, duke u shprehur se qytetarët e Kosovës do ta shkarkojnë atë.

Edhe, kryeministri Haradinaj nuk e ka kursyer Erdoganin, duke i kërkuar që ai të dijë kufijtë e vet, dhe se nuk mund të ndryjë në punët e Kosovës.

Por, këto deklarata sipas Qeverisë nuk do të ndikojnë në raportet e mira që kanë dy vendet.

Zyra për Informim e Qeverisë së Kosovës në një përgjigje për lajmi.net, ka konfirmuar përkushtimin për vazhdim dhe forcimi të bashkëpunimit me siç i referohen ata shtetin mik të Turqisë.

“Qeveria e Kosovës ne vazhdimësi ka punuar ne forcimin e raporteve me Republikën e Turqisë. Turqia konsiderohet vend mik dhe ne jemi te interesuar për forcimin e raporteve miqësore”, kanë thënë nga Qeveria e Kosovës për lajmi.net.

Turqia është partner strategjik i Kosovës,roli i së cilës në pavarësinë e Kosovës dhe shtetndërtimin e saj është vlerësuar si shumë i madh.

Ajo po ashtu është një ndër shtetet më investimet më të mëdha në Kosovë.

Arrestimi dhe depërtimi i gjashtë qytetarëve turq nga institucionet e Kosovës, ishte përshëndetur nga Turqia, e cila ata i konsideron si pjesë e organizatës “FETO”, të Fetullah Gylenit, i akuzuar nga Turqia si organizator i tentim puqit në vitin 2015.

AKI dhe ministria e Brendshme e Kosovës kishin arrestuar gjashtë qytetarët turq, te enjten e kaluar, të cilët sipas AKI-së përbënin kërcënim për sigurinë në vend.

Arrestimi i tyre, kishte ngjallur reagime të mëdha në Kosovë, duke vlerësuar si një veprim ani ligjor. Për një veprim të tillë, liderët shtetëror, ishin shprehur se nuk kanë qenë në dijeni./Lajmi.net/