Përkundër fitores, Sarri i pakënaqur me skuadrën e tij
Chelsea ka shënuar fitore minimale në udhëtim ndaj BATE, në kuadër të Ligës së Evropës, përkatësisht fazës së grupeve, xhiroja e katërt.
Sport
Me këtë fitore, londinezët kanë siguruar kalimin në fazën tjetër, mirëpo Maurizio Sarri nuk është dukur i lumtur pas ndeshjes.
“Nuk luajtëm shumë mirë. Nuk më pëlqeu pjesa e parë sepse e lëviznim topin ngadalë” ka thënë Sarri për reporterët, transmeton lajmi.net.
“Ishte shumë e vështirë të tregoheshim të rrezikshëm, por ishim më të mirë në 25 minutat e para të pjesës së dytë. 15 minutat e fundit nuk ishin të mira” ka vazhduar ai.
“Gjëja më e mirë ishte rezultati. Nuk ishte e lehtë të luaje lojë të mirë këtu, në këto kushte” ka përfunduar italiani.
Golin e vetëm për Chelsea e realizoi sulmuesi Olivier Giroud. /Lajmi.net/