Përkundër Coronavirusit, tifozët e Napolit do të lejohen të futen në ‘Camp Nou’
Barcelona dhe Napoli duket se janë duke shitur bileta për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, e cila luhet më 18 mars.
Sport
Përkundër përhapjes së Coronavirusit në Itali, duket se tifozët e Napolit do të lejohen të futen në ‘Camp Nou’, për ta përkrahur skuadrën e zemrës.
‘Sportmediaset’ shkruan se biletat për ndeshjen Barcelona – Napoli janë në shitje përmes faqes zyrtare të skuadrës spanjolle, kurse faqja e Napolit ka konfirmuar se biletat dalin në shitje të mërkurën, transmeton lajmi.net.
Coronavirusi nuk është shumë i përhapur në Italinë jugore, në Napoli, dhe me këtë gjë në mendje, tifozët duket se do të lejohen të udhëtojnë drejt ‘Camp Nou’.
Kujtojmë se ndeshja e parë e luajtur në ‘San Paolo’ përfundonte 1:1. Gjithçka do të vendoset në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/