Përkujtohen viktimat e masakrës në Lagjen e Trimave të Prizrenit

Në 20 vjetorin e masakrës në lagjen e Tusuzit (Lagjja e Trimave) të Prizrenit do të përkujtohen të gjitha viktimat që u vranë nga forcat e ushtrisë serbe më 26 maj të 1999-s.

Lajme

26/05/2019 08:22

Ky përkujtim do të fillojë nga ora 11:00 dhe do të jetë tek varrezat e martirëve të Tusuzit në Prizren.

Këtë e bëri të ditur deputeti i Kuvendit, Zafir Berisha, i cili tha se sot do të nderohet gjaku i atyre që u flijuan për lirin e Kosovës.

“Me 26.05.1999 ndodhi njëra nga masakrat e regjimit gjenocidal të Serbisë në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku u masakruan në mënyrën më barbare 27 qytetar të pafajshëm, vetëm pse ishin shqiptar”.

“Në pamundësi për tu përballur me forcat e UÇK-së dhe sulmet e NATO-së, aparati shtetëror i Serbisë vrau dhe masakroi qytetarët e lagjes si dhe i vuri zjarrin afër 280 shtëpive, për të realizuar planin e tyre të “tokës së djegur””.

“Ju ftoj nesër (e diel) në ora 11:00, në varrezat e Martirëve të Tusuzit ta nderojmë gjakun e atyre që u flijuan për lirin e Kosovës”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.