Përkrahje masive për Messin: 40 mijë njerëz nga Argjentina kanë udhëtuar drejt Doha, për ndeshjen ndaj Holandës

Kombëtarja e Argjentinës do ta luajë ndeshjen e radhës thuajse në cilësinë e nikoqires. Argjentina do të ketë një test mjaft të vështirë në fazën çerekfinale të Kupës së Botës, kur përballë do të ketë kombëtaren e Holandës. Sipas raportimeve të Gustavo Yarroch të ‘ESPN’, Argjentina do të ketë një përkrahje masive në ndeshjen e…

Sport

07/12/2022 15:32

Kombëtarja e Argjentinës do ta luajë ndeshjen e radhës thuajse në cilësinë e nikoqires.

Argjentina do të ketë një test mjaft të vështirë në fazën çerekfinale të Kupës së Botës, kur përballë do të ketë kombëtaren e Holandës.

Sipas raportimeve të Gustavo Yarroch të ‘ESPN’, Argjentina do të ketë një përkrahje masive në ndeshjen e ardhshme, përcjell lajmi.net.

Yarroch thotë se argjentinasit po zbarkojnë në Doha gjithnjë e më shumë.

Tani, më shumë se 40 mijë argjentinas (njerëz që kanë ateruar nga Argjentina) pritet të jenë prezent në ndeshjen e së premtes.

Kombëtarja e Argjentinës ka pasur një përkrahje masive në secilën ndeshje të këtij Botërori.

Argjentina ishte e para kombëtare që arriti t’i shiste të gjitha biletat për një ndeshje, akoma pa filluar Kampionati. /Lajmi.net/