Përkrahësit e ‘Grupit të Drenicës’ paralajmërojnë bllokimin e QKUK-së

Hisni Ngucati, kryetar i OVL-UÇK-së për Skenderaj, dhe njëherësh përfaqësues i këshillit organizativ të protestës në QKUK, tha se është marrë vendim që të enjten tGrupi i Drenicës, ë bllokohet QKUK-ja. 

Lajme

21/05/2014 21:07

Sipas Ngucatit, të enjten nga ora 7:00, protestuesit to ta bllokojnë QKUK-në, me qëllim të përkrahjes së “Grupit të Drenicës”, duke kundërshtuar kështu dërgimin e tyre në qendrën e paraburgimit në veri të Mitrovicës.

Si informon KosovaPress, pas këtij reagimi nga ana e përkrahësve, katër pjesëtar të EULEX-it janë larguar nga kjo klinikë.

“Ata tentuan të marrin me vete, por ne nuk i lamë”, ka thënë njëri nga përkrahësit, i cili deshi të mbetet anonim.

Kurse, në gjithë këtë ‘rrëmujë’, mediat nuk po lejohen t’i afrohen kësaj klinike.

Ndërkohë, përkundër asaj që po flitet se EULEX ka tërhequr vendimin për transferimin në burgun e Mitrovicës Veriore, vetë EULEX- ka thënë se nuk ka tërhequr këtë vendim.