Përjashtohet nga ekipa pasi liroi gazra në dhomat e zhveshjes – çudi te skuadra e Lyon

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në skuadrën e Olympique Lyon, ku një lojtar është përjashtuar nga ekipa.

Sport

10/05/2022 08:14

Marcelo është përjashtuar nga skuadra e Lyon në formë permanente, për një arsye mjaft të çuditshme, mëson ‘L’Equipe’, transmeton lajmi.net.

Lojtari u përjashtua nga klubi për një pordhë që bëri në dhomat e zhveshjes dhe u qesh me shokët e skuadrës për këtë.

Juninho, i cili nuk e pëlqeu atë, vendosi ta shfrytëzonte mundësinë për t’i kujtuar atij paraqitjet e dobëta në fushë dhe e përjashtoi nga klubi.

Kjo është një nga historitë më të çuditshme të dëgjuara së fundmi në botën e futbollit. /Lajmi.net/