Periudha ideale për të bërë seks!

8:05 | 17 Janar 2014

Seksi

Ekziston një disiplinë e specifikuar e shkencës, ‘cronobiologia’, e cila studion sjelljen fiziologjike të organizmit tonë dhe variacionet e tij në harkun e 24 orëve. Shkenctarët janë marrë në detaje me të, duke studiuar se cili është orari më i mirë për të bërë seks. Mëngjesi, më i preferuari Sipas studimeve të fundit, orari më […]

Ekziston një disiplinë e specifikuar e shkencës, ‘cronobiologia’, e cila studion sjelljen fiziologjike të organizmit tonë dhe variacionet e tij në harkun e 24 orëve. Shkenctarët janë marrë në detaje me të, duke studiuar se cili është orari më i mirë për të bërë seks.

Mëngjesi, më i preferuari

Sipas studimeve të fundit, orari më i mirë për të bërë seks sigurisht se është para mëngjesit. Ka prej tyre që thonë se orari më i mirë është prej orës 6.30 e 7, por ka që thonë se koha më e përshtatshme është porsa të zgjoheni, para se të hani mëngjes.

Pas zgjimit, nivelet e testosteronit tek meshkujt janë në maksimum. Përveç kësaj, pushimi e rigjeneron organizmin, i cili është maksimalisht i gatshëm t’i pranojë dhe t’u përgjigjet pozitivisht stimujve të rinj.

Koha e duhur për kënaqësi

Është ky (mëngjesi), megjithatë, momenti i shfrytëzimit maksimal për të dy partnerët, pasi të dy janë të eksituar seksualisht dhe kjo kontribon që të ketë performanca optimale në shtrat.

Krejt e kundërta ndodh megjithatë natën, kur ndiheni shpesh të harxhuar në energji, të lodhur dhe ju kaplon dembelizmi. Ta filloni ditën në këtë mënyrë të pëlqyeshme, kontribuon që ta përmirësoni disponimin, raportin në çift, e për ata që janë të interesuar, edhe aftësinë e konceptimit dhe krijimit, duke e pasur parasysh rritjen e nivelit të hormoneve si tek meshkujt, ashtu edhe te femrat.

Mënyra më e mirë për ta bërë

Duke e pasur parasysh se të dy zgjoheni në ato momente, raporti intim fillon në një mënyrë paksa pasive, por më pas terrenin e merr në dorë mashkulli, që është në ‘maksimumin’ e formës.

Ndër pozitat që mund t’i zgjidhni është ajo e ‘misionarit’ (burri mbi grua), e cila ia mundëson mashkullit që ta shfrytëzojë më mirë ereksionin, tashmë të pranishëm, ndërsa gruaja ta marrë një rol më pasiv, duke u munduar t’u dedikohet më shumë ndjenjave të saj.

Ky pozicion po ashtu lehtëson mirëkuptimin dhe komunikimin emocional në mes të partnerëve, përpos që mundëson ta mbani kontaktin emocional.