Periudha e izolimit ka ndikuar që Mario të reflektojë për jetën

Pandemia e COVID-19 ka bërë që të gjithë ta shikojnë jetën nga një tjetër prizëm.

ShowBiz

07/04/2020 14:46

Për të evituar përhapjen e mëtejme të koronavirusit, shtetet kanë marrë masa mbrojtëse, duke këshilluar të gjithë të qëndrojnë në shtëpi të tyre, shkruan lajmi.net.

Këto rregulla duket se po i respekton në përpikmëri grimeri i famshëm shqiptar, Mario Dedivanovic.

Mario po qëndron në Nju Jork, ku së fundi është përhapur jashtëzakonisht shumë koronavirusi dhe ka viktima të shumta.

Grimeri bëri të ditur me anë të një postimi, se ai tash e 24 ditë po qëndron i mbyllur në shtëpi dhe kjo kohë ka ndikuar që ai të reflektojë mbi jetën.

“Dita 24. Unë kam menduar shumë dhe ndjej më shumë mirënjohje çdo ditë. Ky izolim dhe gjithçka që po ndodh në botë tani mund të shkaktojë frikë, ankth, stres, etj, por gjithashtu mund të bëjë që të kuptoni se sa e marrim si të mirëqenë çdo ditë. Si disa nga gjërat për të cilat jemi ankuar çdo ditë janë në të vërtetë luks dhe bekime. Si jemi mësuar dhe të konsiderojmë normale për të pasur të gjitha gjërat themelore si ushqim, ujë, strehim, shëndet, por miliona njerëz në mbarë botën nuk i kanë ato gjëra. Shpresoj që të gjithë të dalim nga kjo si njerëz më të mirë, më mirënjohës dhe më të vetëdijshëm për mënyrën se si ne jetojmë jetët tona. Definitivisht, unë patjetër që po. Më tregoni në komente se si po veproni dhe disa nga gjërat në jetë që i keni marrë si të mirëqena dhe tani jeni më falënderues”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B-pVVuclxSG/