Perisic regjistron një rekord të çuditshëm në histori të kampionatit italian

Interi pësoi disfatë nga Lazio me rezultat 3-1, pavarësisht se fillimisht ishin në avantazh të parët.

Sport

16/10/2021 22:19

Golin e vetëm për Interin e realizoi kroati Ivan Perisic në minutën e 12-të, i shënuar nga pika e penalltisë.

Tek penalltia, ka diçka të çuditshme që ka zbuluar burimi i statistikave të Serie A-së ‘OptaPaolo’.

Sipas ‘Optas’, Ivan Perisic është bërë lojtari i parë në histori të Serie A që shënon nga një penallti me të dyja këmbët, që nga sezoni 2004-05 kur filluan mbledhjet e këtyre statistikave.