Perisic nuk pritet të rinovojë kontratën me Interin

Ivan Perisic nuk po planifikon të nënshkruajë një rinovim të kontratës me Interin - sipas Tuttosport.

Sport

06/11/2021 20:57

Marrëveshja aktuale e anësorit kroat do të skadojë verën e ardhshme, kohë në të cilën ai do të kërkojë të sigurojë një transferim të lirë diku tjetër.

Perisic është i hapur për t’u rikthyer në Bundesligë, por gjithashtu do të mirëpriste çdo ofertë nga kërkuesit e Premier Ligë. /Lajmi.net