Perisic i thotë ‘PO’ skuadrës nga Premierliga

Ivan Perisic do të largohet nga Inter me të përfunduar ky sezon.

Merkato

19/03/2019 23:13

Ivan Perisic ishte shumë afër të largohej nga Interi në afatin e janarit, por në fund vendosi të qëndronte.

Anësori kroat tani ka marrë vendim që në fund të sezonit të largohet nga nerazurët, gjersa Tottenham është futur në garë, përcjell lajmi.net.

30-vjeçari tashmë i ka kumtuar vendimin Interit për tu larguar, gjersa Spurs duan ta arrijnë marrëveshjen para se të përfundojë ky sezon.

Skuadra italiane është e gatshme ta shet atë për 35 milionë euro, ndërsa Tottenham thuhet se është pajtuar rreth shumës, gjersa mbeten detajet rreth kontratës së lojtarit. /Lajmi.net/