Perisic i thotë ‘PO’ gjigantit nga Premierliga

Ivan Perisic do të largohet në fund të këtij sezoni nga Inter.

Merkato

10/04/2019 15:08

Ivan Perisic ishte shumë afër të largohej nga Inter në afatin e janarit, por largimi i tij u bllokua.

Anësori kroat tani ka vendosur që në verë të largohet përfundimisht nga nerazurët, gjersa Tottenham shihet si destinacioni i tij i radhës, përcjell lajmi.net.

Spurs do të paguajnë 30 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Ivan Perisic nga Interi.

Në garë për kroatin është edhe Arsenal, mirëpo Tottenham po i prinë garës. /Lajmi.net/