Përgjithmonë në Man Utd

Ylli kosovar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka pranuar se do të ishte i lumtur të kalonte pjesën e mbetur të karrierës së tij me gjigantin e Premierligës. 18-vjeçari doli në skenë në Old Trafford këtë sezon pasi iu ofrua rasti të inkuadrohet në ekipin e parë nga menaxheri i ri David Moyes. Januzaj nënshkroi…

Sport

14/12/2013 10:29

Ylli kosovar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka pranuar se do të ishte i lumtur të kalonte pjesën e mbetur të karrierës së tij me gjigantin e Premierligës.

18-vjeçari doli në skenë në Old Trafford këtë sezon pasi iu ofrua rasti të inkuadrohet në ekipin e parë nga menaxheri i ri David Moyes.

Januzaj nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me Unitedin në tetor dhe ka filluar të mendoj për tituj dhe sukses në të ardhmen afatgjate në klub.

“Nëse mundem, do të qëndroja gjithë jetën time në Manchester United, do ta bëja për këtë klub”, deklaroi ai për televizionin e klubit, MUTV.

“Ju gjithmonë duhet të punoni shumë nëse dëshironi të bëheni më i mirë. Prindërit e mi më kanë të qëndroj me këmbë në tokë, të punoj shumë, dhe nëse mundem, të bëhem futbollisti më i mirë në botë. Në futboll nuk varet gjithçka nga mosha. Nëse jeni i mirë sa duhet për të luajtur, ju duhet të luani. Mendoj se menaxheri më dha rastin sepse njihet si i tillë që i jep raste të rinjve. Ai është menaxher i madh dhe e di saktësisht se çka është duke bërë me futbollistët e tij”, shtoi ai.

“Opsioni im i parë ishte të vazhdoj në Manchester United. Tani pasi kam nënshkruar kontratë të re, jam i lumtur këtu. Të fitoj tituj është gjëja e vetme që dua dhe të mundohem të bëhem futbollisti më i mirë”, përfundoi ai.