Përgjimi i Merkelit

Ministria e Jashtme e Gjermanisë kërkoi sqarime nga Ambasadori i SHBA’ve të enjten pas dyshimeve se inteligjenca amerikane mund ta ketë shënjestruar celularin e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.

Lajme

24/10/2013 14:33

Ministria e Jashtme e Gjermanisë kërkoi sqarime nga Ambasadori i SHBA’ve të enjten pas dyshimeve se inteligjenca amerikane mund ta ketë shënjestruar celularin e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.

Në të njëjtën kohë, një ligjvënës shprehu shqetësimin ndaj deklaratës së Shtëpisë së Bardhë se ajo nuk monitoron dhe nuk do t’i monitorojë komunikimet e Merkel’it- një përgjigje e cila nuk adresoi atë që mund të ketë ndodhur në të kaluarën.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë shtoi se Europa nuk mund të kthehet thjesht në punë si zakonisht në çështjet trans- atlantike pas një serie raportesh se SHBA’të po spiunonin aleatët e saj.

Qeveria e Merkel’it tha se është ankuar te Presidenti Barack Obama të mërkurën pasi mori informacione se telefonin i saj mund të ketë qenë i monitoruar Ministria e Jashtme Gjermane tha se Ambasadori i SHBA’ve në Berlin John B. Emerson pritet që të enjten pasdite të takohet me Ministrin Guido Westerwelle i cili “do ta qartësojë qëndrimin e qeverisë gjermane”.

Ambasada e SHBA’ve ka thënë se nuk ka koment Por Ministri i Mbrojtjes Thomas de Maziere i tha televizionit ARD se “do të ishte shumë keq” nëse përgjimi konfirmohet. “Amerikanët janë dhe mbesin miqtë tanë më të mirë, por kjo absolutisht nuk është e drejtë”, tha ai