Përgjimet e celulës xhihadiste: Do të shkoj tek Lavdërimi, ai është shpirti i Sharias (Video)
Publikohet përgjimet e 3 shtetasve kosovarë dhe njëri maqedonas të arrestuar dje gjatë operacionit “Van Damme” të kryer njëkohësisht në Kosovë dhe Itali.

Lajme
Në një prej bisedave të kryera në Inbox njëri nga personat e arrestuar thotë: Do të shkoj tek Lavdërimi nëse Allahu do. Jam i trishtuar pasi shoh se është shumë keq dhe Allahu e mbron sepse ai është shpirti i Sharias. Allahu është i madh, transmeton Ora News.
Biseda e përgjuar nga Policia italiane në internet:
“1-Do të shkoj te Lavdrimi nesër (Muhaxheri) nëse Allahu do, pasi jam i trishtuar e e shoh se ai ndjehet keq e Allah ta mbroj se Ai është shpirti i Sheriatit
1- Allahu është i Madh
2- Bëji të fala nga unë, mos harro
1- Do t’i bëj vëlla, të fala ke dhe ti..”
1-Se Allahu do e ti je i mirë vetëm për në front, hajde këtu për Bajram e të shkojmë në parajsë, do të kënaqemi vëlla, hajde nëse Allahu do.”
Biseda tjetër online pas sulmeve në Francë.
“Zoti shkatërroftë Francën o Zot, që deri dje avionët e saj kanë lëshuar mbi Siri karamele…”
“Allahu është i madh, se Zoti do nesër 1500 të tjerë…”
Vëllai im nuk është terrorist
Më pas kosovari Imshiti është shprehur se “Vëllai i tij nuk është terrorist. Është një djalë që punon çdo ditë”.
“Unë jam një person i lirë” ka thënë ai, e mund të garantoj për tim vëlla. Është një djalosh që punon çdo ditë nga ora 5 e mëngjesit deri më 6 të mbrëmjes.”
Kërcenohet gazetari italian
Kanali televiziv “Tgcom24” përcjell informacionin se gazetari i tyre Enrico Fedoci është kërcënuar me fjalë të dhunshme nga vëllai tjetër i dy vëllezërve Imshiti të arrestuar gjatë ditës së djeshme me akuzën e pjesëmarrjes në një celule që mbështet terrorizmin islamik e nxit urrejtjen racore.
Gazetari i “Tgcom24” ka tentuar të intervistojë pranë banesës së tij në Itali vëllain e dy kosovarëve të arrestuar.
Në videon prej 58 sekondash shfaqet trupi i gazetarit të “Tgcom24” ndërsa përpiqet të bashkëbisedoj me kosovarin.
Në sitin online të kanalit televiziv italian thuhet se vëllai i tretë Imshiti i ka kërcënuar duke i thënë: “Largohuni menjëherë ose do t’ju rrah për vdekje”.
