Përgjigjet Lionel Messi

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi i është kundërpërgjigjur akuzave nga Angel Cappa se ka humbur dashurinë për futbollin. 67-vjeçari i cili punoi me ish trajnerin e gjigantit katalan, Cesar Luis Menottti në Camp Nou në vitet e 80’ta, sugjeroi se bashkëkombësi i tij argjentinas ka humbur pasionin për futbollin. Mirëpo, Messi – i cili u…

Sport

15/02/2014 13:30

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi i është kundërpërgjigjur akuzave nga Angel Cappa se ka humbur dashurinë për futbollin.

67-vjeçari i cili punoi me ish trajnerin e gjigantit katalan, Cesar Luis Menottti në Camp Nou në vitet e 80’ta, sugjeroi se bashkëkombësi i tij argjentinas ka humbur pasionin për futbollin.

Mirëpo, Messi – i cili u rikthye së fundmi nga një lëndim në kofshë – insistoi se është i përkushtuar maksimalisht në futboll.

“Nuk i kushtoj rëndësi komenteve nga Cappa. Nuk e di pse i ka thënë ato. Mendoj vetëm të rikthej nivelin tim. Jam i përkushtuar të luaj. Edhe kur nuk shkoj, isha i kënaqur me paraqitjen time. E di se qka duhet të bëj, rreth futbollit”, u shpreh Messi për Raadio La Red.