Përgjigje për muajin e shenjtë të Ramazanit që duhet t’i dijë çdo mysliman

Sot është e dita e pestë e agjërimit të muajit të shenjtë të Islamit, pra muajin Ramazan.

Fun

10/06/2016 10:49

E për këtë muaj, disa dijetarë mysliman kanë nxjerrë disa përgjigje interesante për muajin Ramazan, që është e rëndësishme t’i dimë të gjithë, transmeton lajmi.net.

Çka është Ramazani?

Ramazani është muaji i agjërimit për myslimanët. I bie në muajin e nëntë të kalendarit islamik dhe është një nga pesë shtyllat e Islamit.

Myslimanët agjërojnë gjatë ditës, dhe në perëndim të diellit hanë iftarin, ndërsa syfyr para lindjes së diellit.

A mund t’iu themi njerëzve ‘Gëzuar Ramazanin’?

Urimet janë gjithmonë të mirëpritura për myslimanët.

Po, sigurisht që mund t’iu thoni edhe ‘Gëzuar Ramazanin’, sepse është thjeshtë një përshëndetje e mirë për t’i thënë njerëzve të cilët po kalojnë nëpër sakrifica për besimin e tyre.

Kush lirohet nga agjërimi?

Nga agjërimi lirohen njerëzit e sëmurë, fëmijët nën moshën 13 vjeçare të cilët ende nuk e kanë kaluar fazën e pubertetit, gratë dhe vajzat që janë në ciklin menstrual, nënat që janë me gji dhënie, dhe gratë shtatzëna nuk obligohen.

Sportistët profesionistë, të cilët janë të detyruar të vazhdojnë sportin e të marrin rrugë të gjatë për lojëra nuk janë të detyruar të agjërojnë, megjithatë myslimanët e vërtetë janë të inkurajuar për të shmangur sportin gjatë këtij muaji.

Çfarë duhet të dinë të tjerët për muajin Ramazan

Të agjërosh në muajin Ramazan është një bekim. Ramazani nuk është vetëm për të hequr dorë nga ngrënia dhe pija, por edhe nga vetja për të qenë një njeri më superior, sepse gjatë këtij muaji duhet të jeni kontrollues të hidhërimit, njerëz të dashurisë dhe mëshirës, respektit dhe pendimit.

Nga çka tjetër heqim dorë gjatë Ramazanit?

Muaji Ramazan është durim. Ju jep mundësi për të qenë tolerantë dhe t’i kontrolloni dëshirat tuaj në ushqim, etje, dëshira për të pasur marrëdhënie seksuale, dhe gjitha dëshirat tjera.

Gjëja më e rëndësishme në muajin e Ramazanit është se familjet myslimane bëhen të gjithë së bashku. /lajmi.net