Përgjigja interesante e Willian kur pyetet nëse do të largohet nga Chelsea
Willian ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se mund të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.
Sport
Ylli brazilian shënoi një gol të bukur për t’i sjellë fitoren me rezultat 2:1 Chelsea në ‘Stamford Bridge’ ndaj Newcastle United.
30 vjeçari jo pak herë ka qenë pjesë e medieve ditëve të fundit, ku spekulohej për një largim të tij nga Chelsea, në drejtim të Barcelonës.
Këto pretendime, i ka hedhur poshtë Willian, duke qeshur me zërat për largimin e tij.
“E ardhmja ime është në Chelsea, nuk e di se për çfarë po flisni”, ka deklaruar Willian për BT Sport, kur u pyet për rreth një largimi të mundshëm./Lajmi.net/