Përgjigja epike e Ganimete Musliut për zv/ministren serbe që u shkarkua nga Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq.

Lajme

25/03/2019 13:07

Kjo pas deklaratave të saja se bombardimet e NATO-s kishin për qëllim gjenocidin ndaj popullit serb, raporton lajmi.net.

Parparakisht Mikiq kishte polemizuar me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu.

Madje në reagimin e fundit Mikiq kishte thënë se deputetja ka punë më të mençura në parlament se sa shikimi i profileve të të tjerëve në Facebook.

E reagimi i Musliut nuk mungoi.

Duke i bashkëngjitur vendimin për shkarkim, Musliu ka shkruar:

“Pergjigjeja ime ndaj Reagimit te ish zv Ministres se Drejtesise!”. /Lajmi.net/