Përgjigja e shkurtër e Zidanes kur pyetet për golat e CR7 kundër Atleticos

Zinedine Zidane ka thënë se nuk është befasuar aspak nga paraqitja e Cristiano Ronaldos kundër Atletico Madrid.

Sport

15/03/2019 15:06

Portugezi të martën kishte një natë të paharruar, ku me tre gola të bukur dërgoi Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri francez që me Ronaldon te Real Madrid ka fituar të gjithë tituj, është pyetur për paraqitjen e 34 vjeçarit në ndeshjen kundër Atleticos në konferencën e fundit për shtyp.

“Ndjeva admirim për paraqitjen e tij, por nuk u befasova. Cristiano ka dhënë më të mirën gjithmonë, është për t’i hequr kapelen…”, është përgjigjur shkurt Zidane.

Zinedine Zidane, debutimin e dytë si trajner te Real Madrid e regjistron të shtunën në Bernabeu kundër Celta Vigos./Lajmi.net/