Përgjaket Rruga e Kombit, tre të vdekur (Foto)

Tre të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i aksidentit që ndodhi pasditen e sotme.

Lajme

08/10/2015 17:49

Fotot na janë dërguar nga një lexues i KosovaPress, i cili po voziste në rrugën e kombit.

Ndërkohë mediat nga Shqipëria raportojnë se fillimisht ishte një automjet tip “Ford” i cili kishte dalë nga rruga pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.

Kur karrotreci mbërriti për të tërhequr makinën e aksidentuar, një tjetër automjet që lëvizte me shpejtësi është përplasur me karrotrecin, duke i shkaktuar vdekjen tre personave, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Aktualisht policia është në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore.

12080746-10207736314143463-1720367780-n 12087517-10207736314463471-58167768-n