Përfundon xhiroja e 29-të në Superligën e Kosovës – Drita marshon drejt titullit, betejë e madhe për mbijetesën

Superliga e Kosovës në futboll po përkujdeset për një nga sezonet më interesante në vitet e fundit.

Sport

09/07/2020 19:15

Pas përfundimit të xhiros së 29-të në kampionatin vendor, katër skuadra vazhdojnë të jenë me mundësi reale në garën për titull, me Dritën si diçka më e favorizuar,  falë avantazhit me pesë pikë që ka krijuar tashmë, shkruan lajmi.net.

Fitorja në Drenas ka bërë që të ruhet diferenca me Ballkanin. Prishtina bëri hap fals në Gjilan, për të mbetur në pozitën e katërt, kurse Gjilani qëndron në pozitën tre.

Luftë tejet interesante vazhdon të zhvillohet edhe për mbijetesën në Superligë.

Pozita e nëntë është ajo për t’u shmangur, me Trepçën ’89 dhe Drenicën që vazhdojnë luftën.

Hapi falso i mitrovicasve kundër Vushtrrisë, ishte dhuratë e mirë për Drenicën, që tashmë ka tri pikë më shumë në pozitën tetë.

Mirë nuk qëndron as Llapi, që tashmë ka vetëm katër pikë më shumë sesa Trepça ’89. Më poshtë lajmi.net ua përcjell klasifikimin e tabelës së Superligës së Kosovës, pas 29 xhirove të luajtura. /Lajmi.net/