Përfundon votimi: Macron fiton edhe një mandat të ri si president i Francës
Presidenti aktual Emmanuel Macron ka siguruar një mandat të dytë me 58% të votave, tregojnë projeksionet e balotazhit të sotëm në zgjedhjet presidenciale në Francë.

Bota
Ndërkohë Marine Le Pen ka marrë 42% të votave, transmeton BBC.
Qendrat e votimit janë mbyllur në orën 20:00 në zgjedhjet presidenciale franceze, me votuesit që zgjedhin mes centristit Emmanuel Macron dhe sfidueses së tij të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
Macron do të qeverisë me Francën për pesë vjetët e ardhshëm.
Pesë gjëra për Emmanuel Macron
Ai u bë presidenti më i ri në historinë franceze në vitin 2017 në moshën 39-vjeçare
Një ish-bankier investimesh dhe ministër i ekonomisë, ai nuk ishte zgjedhur kurrë deputet
I martuar me ish-mësuesen e tij të dramës, Brigitte, e cila është 24 vjet më e madhe se ai
Ai nisi një lëvizje politike centriste të quajtur La République En Marche! për të sfiduar partitë tradicionale
Ai nxiti reformat e diskutueshme ekonomike, por u përball me protesta të dhunshme mbi një taksë të propozuar të karburantit.