Përfundon varrimi i viktimave të gjenocidit në Srebrenicë (Foto)

Në Qendrën Memoriale Potoçari - Srebrenica ka përfunduar varrimi i të mbeturave mortore të 136 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës.

Lajme

11/07/2015 17:27

Kështu anëtarët e familjeve të viktimave pas 20 vitesh u dhanë lajmtumirën e fundit më të afërmeve të tyre.

Në mesin e atyre që janë varrosur sot në Potoçari, pranë Srebrenicës ishtë edhe Jusuf Smajlloviç, i cili u vra në moshën 75-vjeçare. Pranë tij do të varrosen edhe i biri i tij dhe nipi. Familjarë të ndryshëm sot kanë varrosur edhe 14 të mitur, raporton Anadolu Agency

varrimi

Në Qendren Memoriale Potoçari nga viti 2003 deri vitin e kaluar janë varrosur 6.166 viktima të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe 75 persona që nuk janë viktima të gjenocidit, por për të cilët familjet kërkuan të varrosen pranë baballarëve të tyre, vëllezërve dhe gjyshërve.

varrimi

Pas ceremonisë së sotme të varrimit, numri i atyre që do të prehen në Varrezën në Poçari do të jetë 6.377.

varr

vari