Përfundon takimi në Bruksel, nuk u arrit asnjë marrëveshje

Takimi mes palës serbe dhe kosovare në Bruksel ka përfunduar tashmë, me një paraqitje para mediave të kryeministrit, Isa Mustafa.

Lajme

27/01/2016 21:29

 

Mustafa nga Brukseli ka thënë se asnjë marrëveshje konkrete nuk është arritur sonte, raporton RTK.

Po ashtu, Mustafa, duke mos dhënë afate të sakta kohore, ka premtuar fillimin e hartimit të Statutit të AKS-së, duke pasur parasysh rekomandimet dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, rreth të cilit vendim, ai ka thënë se pala kosovare ka reflektuar.

Ndërkaq, kur është pyetur nga gazetarët lidhur me vizitën e tij në Bruksel, pasi kishte thënë se nuk do ta bëj një gjë të tillë pa i dhënë liberalizimin e vizave qytetarëve të Kosovës, Mustafa ka mohuar të ketë thënë një gjë të tillë.

Ai është arsyetuar duke thënë se deklaratat e tij kanë qenë ndryshe, dhe se ai kishte thënë se për do të jetë e vështirë të shkojë në Bruksel kur qytetarët e tij janë të izoluar.