Përfundon takimi, Mbappe i thotë Al-Khelaifit se dëshiron kalimin te Real Madrid këtë verë

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe thuhet se ka kompletuar takimin me presidentin Nasser Al-Khelaifi.

Sport

19/08/2021 09:56

Francezi ka refuzuar rreth gjashtë kontrata të ofruara deri më tani, ngase kontrata momentale i skadon vitin tjetër dhe dëshiron sfidë të re, transmeton lajmi.net.

Mbappe mesa duket nuk është bindur as nga transferimet e PSG-së dhe sot (e enjte) është takuar me Al-Khelaifi duke ia bërë të ditur dëshirën për t’u transferuar te Real Madrid këtë verë.

Gazetari i Gazzetta dello Sport, Alessandro Grandesso e ka dhënë këtë deklaratë të bujshme, derisa ende nuk dihet është e vërtetë.

“Kylian Mbappe u takua me zyrtarët e PSG-së, ai dëshiron të largohet dhe t’i bashkohet Real Madridit në verë. Takimi me Al-Khelaifi u zhvillua”, shkroi ai.

Gjithashtu, ky gazetar pretendon se lajmet që Mbappe iu ka thënë bashkëlojtarëve që do qëndrojë janë false.

Ndërkohë, deri më tani, PSG ka refuzuar të nis negociatat me Realin për fituesin e Kupës së Botës./Lajmi.net/