Përfundon takimi Kerry-Bushati, së shpejti konferenca Kerry-Rama (Foto)

(E plotësuar) Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry ka mbërritur në Tiranë, ku ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Kurse, në këto momente ka filluar në mes dy delegacioneve.

Lajme

14/02/2016 10:01

 

Ai në aeroportin “Nënë Tereza”, ka takuar presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, ku për disa minuta kanë diskutuar në këmbë me Nishanin.Në aeroport ka qenë edhe ambasadori amerikan Donald Lu.

Në ora 11:00, kryeministri Rama dhe Sekretari Kerry do të kenë deklaratë për shtyp në përfundim të bisedimeve, por nuk do të lejohen pyetje nga gazetarët.

Prej aty Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry do të takohet me Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe disa deputetë të PD.

Takimi përmbyllës i vizitës të Kerry-t në Tiranë do të jetë me disa të rinj ku pritet të përcjellë mesazhe për të ardhmen dhe sfidat e Shqipërisë.

Vizita e John Kerry në Tiranë është e 5-ta e një Sekretari amerikan Steti, që për një vend të vogël si Shqipëria mund të konsiderohet një mesazh i qartë i miqësisë që lidh dy vendet tona.

Sipas informacioneve të deritanishme Kerry do ti k? ?rkojë qeverisë dhe opozitës shqiptare zgjidhjen e një problem amerikan: pranimin e ashrafive të kampit Ashfrat në Irak ish opozita iraniane në konfliktin me Sadamin, të cilët gëzojnë mbrojtje në bazë të pikës 4 të Konventës së Gjenevës.

 

Së dyti angazhimi i palëve për të miratuar me konsensus reformën në drejtësi.

A do jetë në gjendje Shqipëria të kërkojë diçka në këmbim të pranimit të muhaxhedinjve, lobim i fortë i SHBA për anetaresim ne BE dhe heqjen e vizave me SHBA./kp


 

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka mbërritur në kryeministrinë shqiptare, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Përgjatë rrugës deri në kryeministri nga aeroporti i Rinasit, eskorta e Kerry është shoqëruar nga një helikopter.

Kerry, i cili po shoqërohet nga sekretarja Nuland, në Tiranë pritet të flas edhe për çështjen e Kosovës.

Pas takimit me kryeministrin Rama, pritet një konferencë për media, ku është thënë se nuk do të ketë pyetje të gazetarëve, por sekretari Kerry pritet të jap një deklaratë për media/lajmi.net


 

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka mbërritur në Tiranë.

Në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, në Rinas, e ka pritur presidenti shqiptar Bujar Nishani, raporton lajmi.net.

Ata për disa minuta kanë shkëmbyer disa fjalë, përpara se Kerry të nisej drejt qendrës së kryeqytetit shqiptar.

kerry nishani 1

Ai ën orën 10e 10 do të shkojë në kryeministri, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Kerry, i cili po shoqërohet nga sekretarja Victoria Nuland, në Tiranë do të flas edhe për Kosovën. /lajmi.net