Përfundon takimi i bllokut opozitar (video)

14:42 | 27 Qershor 2014

Takimi i liderëve opozitar

Ka përfunduar takimi në mes të përfaqësuesve të tre partive opozitare, LDK-AAK-Nisma, por pa ndonjë të re.

Vazhdimi i koalicionit të formuar nga tre partitë opozitare dhe shqyrtimi i dokumentit të Lëvizjes Vetëvendosje, ishtin pikat për të cilat është diskutuar në takimin e fundit të grupit opozitar, të mbajtur në selinë e Nismës për Kosovën.

Pas këtij takimi, përfaqësues të tri partive, LDK, AAK dhe Nisma, thanë se janë në shqyrtim e sipër të kushteve të VV-së, dhe se ende nuk kanë një përgjigje.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në cilësinë e nikoqirit pas takimit tha se biseduan për hapat e mëtutjeshëm që do ti marrin për plotësimit e programit qeverisës.

“Biseduam dhe po bisedojmë për hapat të mëtutjeshëm në drejtim të furnizimit të programit qeverisës biseduam për grupet e punës sot po ashtu janë formuar edhe dy grupe të ekspertëve që do të vazhdojnë listimin e prioriteteve të qeverisë së ardhshme”, tha Limaj.

Ndërkaq i mandatari për kryeministër të vendit nga marrëveshja e partive opozitare, Ramush Haradinaj tha se janë duke i shqyrtuar kushtet e Vetëvendosjes, duke shtuar se më rëndësi është se të gjithë janë pajtuar që mos të ketë qeveri Thaçi 3.

“Në vazhdimësi qartësojmë përgjegjësit programore që na dalin përpara edhe ato që kanë të bëjnë me përgjegjësit që duhet dhënë si koalicion qeverisës etapave që na presin, meqë rezultati zgjedhor është publikuar, tash priten etapt ligjore deri në konstituimit e parlamentit”.

“Jemi në komunikim të mirë me Vetëvendosjen dhe me kryetarin Kurti. Kemi materien në dorë jemi duke e trajtuar me kujdes së bashku me ta”.

“Kemi pas një pozicion të nisjes i cili ende vazhdon, jo qeverisje me PDK-në. Pra mos të ketë qeverisej Thaçi 3”,tha Haradinaj.

Ndërkaq, Lutfi Haziri nga LDK tha se Kosova nuk nevojë për qeverisje teknike. Ai tha se për zhvillimet e fundit kanë marrë mbështetje edhe nga Partitë Popullore Evropiane.

“Takimi i sotshëm është një zhvillim i ri. Kemi marrë mbështetje nga takimi i Partive Popullore Evropiane lidhur me zhvillimet e fundit politike. LDK beson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në të drejtën që ka prodhuar rezultati i zgjedhjeve në Kosovës. Kosova është aq politike sa që nuk e duron asnjë qeveri teknike”, tha Haziri. (lajmi.net)