Përfundon takimi 1 orësh mes Ramës dhe Metës

21:34 | 12 Prill 2017

Sapo ka përfunduar takimi i kryeministri Edi Rama me aletin e tij në koalicion Ilir Meta.

Takimi i cili zgjati 60 minuta, nuk pati prononcim për media nga asnjëri prej aleatëve.

Takimi vjen në një kohë që Presidentit aktual të Shqipërisë Bujar Nishani po i mbaron mandati dhe duhet zgjedhur pasuesi i tij.

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi i kërkoi sot kryeparlamentarit Meta që të nisë procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri, duke nënvizuar se të enjten duhet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe më 18 prill të zhvillohet raundi i parë i votimit.