Përfundon spektakli në “Old Trafford”, Man Utd fiton ndaj Arsenalit

"Djajtë e Kuq" kanë arritur një fitore mjaft të rëndësishme.

Sport

02/12/2021 23:11

Manchester United ka mposhtur Arsenalin në një ndeshje të ‘çmendur’ me rezultat 3-2, shkruan lajmi.net.

Emile Smith Rowe kaloi mysafirët në epërsi me golin e realizuar në min e 13′.

Krejt në fund të pjesës së parë, Bruno Fernandes shënoi për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë 1-1.

Pjesa e dytë ishte akoma më interesante, ku u shënuan edhe tre gola të tjerë.

Fillimisht Cristiano Ronaldo realizoi në min e 52′ për të përmbysur epërsinë në 2-1.

Por, vetëm dy minuta më vonë Martin Odegaard barazoi shifrat në 2-2 me golin e shënuar në min e 54′.

Ishte sërish Ronaldo ai që realizoi në min e 70′ nga penalltia për të vulosur rezultatin përfundimtarë 3-2.

Me këtë fitore, Man Utd ngjitet në pozitën e shtatë me 21 pikë, ndërsa Arsenali ka 23 pikë në pozitën e pestë. /Lajmi.net/