Përfundon Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Trieste, nënshkruhet një marrëveshje

20:49 | 12 Korrik 2017

Me nënshkrimin e Marrëveshjes për Unionin Transportues sonte në Trieste ka përfunduar Samiti i 4-të i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili organizohet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Mesazhi kryesor i Samitit ka qenë forcimi i bashkëpunimit rajonal, respektivisht ndërlidhshmëria në Ballkanin Perëndimor, si element thelbësor për përshpejtimin e integrimeve evropiane të rajonit, forcimin e bashkëpunim ekonomik, veçanërisht në sektorin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sektorin e IT-së, shkencës…, transmeton lajmi.net.

Edhe pse është folur për një treg të përbashkët ballkanik apo një Union Doganor, një marrëveshje e tillë nuk është arritur.

Në këtë Samit kanë marrë pjesë edhe kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës në detyrë, Isa Mustafa dhe Enver Hoxhaj. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Mustafa: Sektori privat do të fuqizohet