Përfundon protesta në Tetovë, 10 të lënduar (Video)

(E plotësuar): Ka përfunduar protesta në Tetovë, ku si rezultat i përleshjeve,10 persona, prej tyre 4 protestues dhe 6 policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajme

06/07/2014 16:25

Mësohet se 7 të lënduar kishin plagë të lehta dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore ata janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Nuk ka madje asnjë të arrestuar nga ana e protestuesve. Protestat kanë përfunduar edhe në Shkup, Gostivar, Dibër e Strugë.

____________________________________

Protestuesit përleshen me policinë në Tetovë (Video)

(E plotësuar): Protestat e qeta të paralajmëruara se do të mbahen në qytetet me popullsi shqiptare në Maqedoni kanë filluar. 

_________________________________________

(E plotësuar): Protesta e qetë që nisi në Tetovë ka eskaluar pasi që protestuesit kanë shkatërruar pengesat që ka vendosur policia maqedonase, dhe janë konfrontuar me policinë.

Në përpjekje për të shpërndarë turmën, Policia ka përdorur gazin lotsjellës.


Rifillojnë protestat e qeta në disa qytete të Maqedonisë

Shumë qytetarë në Shkup kanë dalë në marshimin e tyre protestues, duke brohoritur “Duam Drejtësi”. Ajo që vërehet është një prani e madhe e forcave policore, të cilët kanë vendosur autoblindat dhe autobotet për të bllokuar rrugën.

Deri më tash, rruga është bllokuar tek Qendra tregtare Mavrovasaj, e cila parandalon që protestuesit të marshojnë drejt Qendrës së Shkupit dhe objektit të Qeverisë.

Ndërkaq, edhe në Tetovë qytetarët kanë filluar protestën dhe po ashtu edhe ne qendër të Gostivarit është mbledhur një numër i konsiderueshëm i protestuesve, të cilët po marshojnë me flamur kombëtarë dhe me rekuizita të tjera nëpër qytet.

Raportohet se qytetarë protestues ka edhe në rrugët e Strugës.

Protestuesit kanë dalë për tu solidarizuar me protestuesit e lënduar në protestën e djeshme në Shkup. Të gjithë po kërkojnë drejtësi për vendimin me burg të përjetshëm për 6 shqiptarët, të cilët janë dënuar në të ashtuquajturin rasti “Monstra”, raporton Alsat M.