Përfundon protesta në Pejë, qytetarët kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh

Sheshi i qytetit të Pejës sot është mbushur me protestues të cilët kanë dalë aty për ta kundërshtuar projektin për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Lajme

25/02/2019 13:06

Në këtë protestë, qytetarët kanë nënshkruar edhe një peticion për ta parandaluar ndërtimin e projektit në fjalë.

Aty ka folur edhe shqiptaro-amerikania Ellen Frank Lajqi, e cila është përfaqësuese e organizatës Environmentally Responsible Action (ERA).

Lajqi ka thënë se kurrë nuk do të duhet të lejohet ndërtimi i termocentraleve në Grykën e Rugovës.

“Deçani ka qenë mësimi jonë më i keq dhe më i mirë. Mësimi i keq ishte se e kemi parë me sytë tanë se çfarë ndikimi negativ do të sjellë një projekt i tillë. Mësimi i mirë ka qenë se ne jemi informuar se duhet të reagojmë siç po reagojmë tani”.

“Është thënë se mini-centralet nuk e dëmtojnë mjedisin por në fakt ato e shkatërrojnë ujin tonë të pijshëm. Rrezikojnë ujin për fushat tona për bujqësi. Rrezikojnë turizmin. Për më tepër rrezikojnë mjedisin”, transmeton Klan Kosova.

“Prandaj kushdo që thotë se një projekt i tillë nuk është i dëmshëm atëherë ne u themi se kanë gabim”.

Në këtë ngjarje kë folur edhe Agron Nikqi i cili është Kryetar i Bashkësisë Territoriale ‘Rugova 1’.

Nikqi ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të lejohet realizimi i këtij projekti që sipas tij do ta shkatërronte Lumbardhin.

“Kemi dalë këtu që ta kundërshtojnë projektin që ka për synim shkatërrimin e Lumbardhit. Nuk lejojmë që të varroset Lumbardhi”.

“Në emër të komunitetit, ju njoftoj të gjithëve se në Rugovë duhet të merret pëlqimi i të gjithëve për një iniciativë dhe pa pëlqimin tonë nuk do të mund të arrihet ndonjë gjë”.

“U kërkojmë atyre që duan të ndërtojnë këtë projekt që të ndalojnë. Jo shkatërrimit të trevës së Rugovës jo shkatërrimit të Lumbardhit”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm