Përfundon procesi i verifikimit të votave në Mitrovicë, Elshani i PDK-së: Çdo dëshmi do ta adresojmë në PZAP, deri në rivotim
Sot, ka përfunduar procesi i verifikimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Komunën e Mitrovicës, ku janë gjetur numër i konsiderueshëm i fletëvotimeve me numra serikë të ndryshëm nga numri i vendvotimit, dhe të tilla pa numër serik fare. Në lidhje me këtë, ka reaguar anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani i…
Lajme
Sot, ka përfunduar procesi i verifikimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Komunën e Mitrovicës, ku janë gjetur numër i konsiderueshëm i fletëvotimeve me numra serikë të ndryshëm nga numri i vendvotimit, dhe të tilla pa numër serik fare.
Në lidhje me këtë, ka reaguar anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani i cili ka thënë se që nga momenti kur janë identifikuar fletëvotime të tilla, janë angazhuar me të gjitha ekipet e numërimit dhe me vëzhguesit e PDK-së në Mitrovicë, për të evidentuar çdo rast të dyshimtë.
“Është jashtëzakonisht shqetësuese që ky trend i përzierjes së fletëvotimeve nga klasa të ndryshme është hasur në disa vendvotime, madje edhe raste ku fletëvotime nga një shkollë janë gjetur në shkolla të tjera. Të gjitha këto dëshmi dhe fakte të mbledhura do t’i adresojmë në PZAP, dhe këtë proces do ta çojmë deri në fund — deri në RIVOTIM! Përgëzoj secilin anëtar të ekipit që ka qëndruar vigjilent në çdo moment, duke siguruar çdo provë që Mitrovica të shkojë në RIVOTIM”, ka shkruar Elshani në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: